Shkupi është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë së Veriut. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 33%-35% për qind të popullatës së Shkupit. Ndodhja e Shkupit në Lumin Vardar i jepë një pozitë të mirë gjeografike. Shkupi është rreth 245 metra mbi nivelin e detit dhe mbulon 571.46km2. Sipas statistikave në vitin 2002 Shkupi ka pasur rreth 668.518 banorë. 

Bollëku i madh i Maqedonisë me pasuri natyrore dhe kulturore e bëjnë atë të përshtatshme për turizëm.