PriFest – Festivali Ndërkombëtar I Filmit në Prishtinë, është ngjarja më e rëndësishme e filmit të metrazhit të gjatë që organizohet në Kosovë. 

Festivali përbëhet nga 4 programe garuese të filmave; Programi I filmave Evropian, Programi I filmave të Ballkanit, Programi I filmave të Metrazhit të Mesëm dhe program I filmave dokumentarë.

PriFest poashtu ka programe jo-garuese, si program Fokus – i cili promovon kinematografinë e një shteti ose një regjisori specifik dhe programi Let it Be, i cili vjen si rezultat I bashkëpunimit me OUTFEST LA, festival I filmit që trajton tema për komunitetin LGBTI.