Chopin Piano FEST “Prishtina” është një Festival i themeluar për herë të parë me rastin e 200 vjetorit të Chopin në 2010 nga Shoqata e Chopin e Kosovës. Për shkak të suksesit të madh dhe vlerësimit të tij nga auditori në Kosovë, ai është bërë një festival tradicional i pianos i cili mbahet çdo vit në pranverë (prill). Festivali vlerësohet shumë nga kritikët, fansat dhe auditori në rritje si një prezantim i shkëlqyer i zotërimi i pianos, duke ofruar interpretime si nga pianistët me famë botërore ashtu edhe nga talentet vendas.

Chopin Piano FEST Prishtina ofron mundësi për të parë dhe shijuar shfaqjet e pianos live nga pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë që interpretojnë vepra pianoje jo vetëm të Chopin, por edhe të kompozitorëve të tjerë të mirënjohur, klasikë dhe bashkëkohorë.

Chopin Piano FEST Prishtina zakonisht zhvillohet në prill me dy deri në tre koncerte që mbahen brenda çdo jave. Koncerti përmbyllës organizohet gjithmonë me bashkëpunimin e Filarmonisë së Kosovës dhe ofron dy koncerte të ndryshme të pianos në mbrëmje. 

Festivali ofron koncerte, klasa master me studentë dhe simpozium/tryeza të rrumbullakëta kushtuar jetës dhe veprës së kompozitorëve.