Për ne

VizitoShqip është platforma e vetme shqiptare e këti lloji deri më tani, e cila vjen si iniciativë private e themeluar në viti 2020. Veprimtaria e kësaj platforme shtrihet kryesisht në ofrimin e shërbimeve të marketingut digjital për turizmin dhe gastronominë shqiptare, duke u shtrirë në gjithë hapësirat shqiptare dhe diasporë.

Platforma VizitoShqip administrohet nga një ekip profesional në lëmin e turizmit si dhe ekspertë të fushës së IT-së, që garantojnë suksesin e saj.

 

Vizioni i Platformës

Platforma VizitoShqip synon që bëhet një ndër platformat më të mëdha shqiptare në lëmin e turizmit dhe gastronomisë, duke e përfshirë brenda saj të gjitha trojet shqiptare si dhe diasporën. VizitoShqip do të jetë në shërbim të turizmit kombëtar duke afruar atë te turistët e huaj potencial, që pritet ta vizitojnë hapësirën shqiptare, atraksionet turistike, shërbimet e gastronomisë, hotelet, restorantet dhe bujtinat e ndryshme.

 

Misioni

Misioni i platformës VizitoShqip është t’i bashkojë të gjitha vendet e bukura turistike në një platformë të vetme, ku turisti do të ketë qasje më të lehtë në informacionin që kërkon.

 

Qëllimi

Për të ralizuar vizionin dhe misionin, platforma VizitoShqip i ka shtruar vetes këto qëllime:

  • Të funksionalizojë platformën online
  • Të arrijë funksionalitet të qëndrushem
  • Të arrij të përfshij brenda platformës, vendet më atraktive turistike të trojeve shqiptare
  • Të bëhet atraktive për turistët e jashtëm
  • T’iu ofrojë turistëve qasje të lehtë në informacione për hotelet, restorantet dhe bujtinat në hapësirat shqiptare.
  • T’u gjendet sa më afër klientëvë të saj në çdo kohë.

 

Menaxhimi

Platforma menaxhohet sipas praktikave dhe standardeve evropiane të shërbimeve online, duke ofruar një cilësi dhe profesionalizëm të lartë të shërbimeve, foto dhe video.