Noli’s Konak ndodhet në në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë Veriore në zonën më të mirë të Kodrës së Diellit dhe ka qenë hoteli i parë privat në qendrën e skijimit, i ndërtuar në vitin 1982.
Në gusht të vitit 2010, një çift i ri zviceran me origjinë nga Tetova bleu vendin dhe vendosi ta rinovojë plotësisht ndërtesën dhe t’a sjellë atë në standardet e larta evropiane.
Motivimi i pronarëve ishte të investonin në vendin e tyre dhe të sillnin përvojën e tyre nga Zvicra dhe të udhëtonin nëpër botë në një vend të tillë si Kodra e Diellit që meritojnë një vend si Noli’s Konak. Rinovimi dhe investimi është bërë nga çifti zviceran, kështu që ata vendosen t’a mbajnë emrin e vjetër “Konaku” por të shtojnë emrin e djalit të tyre të vogël Nol dhe si përfundim e quajtën hotelin "Noli's Konak".
Noli’s Konak fitoi "IWANTSNOW-AWARD" 2013 për hotelin më të mirë BRONZE
Kodra e Diellit ofron ambient të shkëlqyer skijimi dhe akomodim në hotel. Vizitorët jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga shumë vende të tjera, kthehen sezon pas sezoni këtu për t'u çlodhur, argëtuar dhe përjetuar aventura.