ERDHLEZETI është festival tashmë tradicional Kosovar i cili mbledhë qindra njerëz në kryeqytet për të festuar ardhjën e verës e ikjën e dimrit. Tash e katër vjet, festivali ofron performanca të veçanta nga bende të njohura nga skena e muzikës tradicionale nga mbarë bota.
Përveç muzikës, festivali njihet për atmosferën festive që krijon në formë të “block-party” (festë e lagjës). Gjatë gjithë ditës, pjesëmarrës të të gjitha moshave e bllokojnë rrugën pranë lokalit të Dit’ e Nat’ duke festuar me ushqim e pije. Ndërsa në mbrëmje, festivali kulminon me performancat kryesore ku e gjithë energjia fokusohet drejt binës.
Inspiruar nga Shën Gjergji, Erdhlezeti në esencë është festim i vlerave të ndërsjellta kulturore të të gjithë Kosovarëve. Duku edhe ti me 6 Maj Erdhlezeti - është festë e lagjës!