Prishtina Jazz Festival është festival i muzikës jazz që mbahet në Prishtinë, i cili u themelua nga Ilir Bajri në vitin 2005 dhe mbahet për çdo vit në muajin nëntor në teatrin Oda. Deri më tani, në Prishtina Jazz Fest kanë marrur pjesë muzikantë nga vende të ndryshme të botës. Prishtina Jazz Festival, i vlerësuar si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, ka arritur të sjellë artistë të rëndsishëm dhe të famshëm botëror, ka arritur të stimulojë zhvillimin dhe ngritjen e jazz skenës kosovare duke organizuar paraqitje tejet kualitative të artistëve kosovar, ka arritur që të krijoj mardhënie dhe bashkëpunim me artistë, asociasione dhe festivale botërore, dhe ka arritur që të jetë pjesë e rrjetit të jazz festivaleve evropiane e së shpejti edhe pjesë e rrjetit të jazz festivaleve botërore.