Shtëpia përkujtimore dhe monumenti i Nënë Terezës (1910-1997) janë vendosur në rrugën Maqedonia, në qendër të Shkupit. Dedikuar humanitares së madhe Agnesa Gonxha Bojaxhiu – Nënë Tereza, e lindur në Shkup, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979.
Shtepia përkujtimore shtrihet në lindje të Pallatit Ristiq dhe Sheshit Maqedoni.
Shtëpia përkujtimore me vlerë dy milion euro u hap më 30 Janar, 2009 nga Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski dhe është një nga monumentet më të reja të Shkupit.
Ndërtimi i shtëpisë filloi në maj të vitit 2008. Projekti është financuar nga Qeveria e Maqedonisë dhe është realizuar nga Ministria e Kulturës. Eshtë një version modern, i transformuar i shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës me një karakter shumëfunksional. Brenda shtëpisë, ruhen pjesë nga reliket e saj, të cilat u transferuan në Shkup me mbështetjen e Kishës Katolike Romake të Shkupit.