Vizito Shqip

Platformë që bashkon të gjitha vendet e bukura turistike shqiptare në një vend.

Turizmi

Për ne

VizitoShqip është platforma e vetme shqiptare e këtij lloji deri më tani, e cila vjen si iniciativë private e themeluar në vitin 2020. Qëllimi i kësaj platforme është ofrimi i shërbimeve të marketingut digjital për turizmin dhe gastronominë shqiptare, duke u shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare dhe diasporë.

Platforma VizitoShqip administrohet nga një ekip profesional të fushës së turizmit dhe ekspertë të IT-së, që me punën e tyre garantojnë suksesin e saj. 

Vizioni i Platformës

Platforma VizitoShqip synon që bëhet një ndër platformat më të mëdha shqiptare në lëmin e turizmit dhe gastronomisë, duke e përfshirë brenda saj të gjitha trojet shqiptare si dhe diasporën.

VizitoShqip do të jetë në shërbim të turizmit kombëtar duke afruar atë te turistët e huaj potencial, që pritet ta vizitojnë hapësirën shqiptare, atraksionet turistike, shërbimet e gastronomisë, hotelet, restorantet dhe bujtinat e ndryshme.