Shpella e Gadimes gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, Kosovë ajo është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët është i mundshem shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.Ne shpellë janë kati i mesëm që është për vizitorë, kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.
Shpella e Gadimes eshte zbuluar nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë së tij gjatë punimit (thyerjes) së gurëve per ndërtimin e shtëpisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta dhe ka lajmëruar organet kompetente në Lipjan.Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet.
Në shpellë ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra.Kristalet te rralla qe gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane,nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo rrjedh se shpella është e vjetër 80,000 vjet.Në shpellë gjenden shumë simbole të formura nga këta kristalë:Peshku,Mjekra e Skënderbeut,Gjarpri,Romeo e Zhulieta etj.