12 kilometra në perëndim të Shkupit, ndodhet një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Maqedonisë së Veriut, Kanioni Matka. Mijëra vjet erozion kanë dhënë si rezultat këtë mrekulli gjeologjike që sot tërheq vizitoë të shumtë  nga vendi apo edhe nga shtete të ndryshme.

Përpos momenteve relaksuese, këtu gjejnë veten edhe të apasionmuarit pas sporteve si: ngjitje malore, vozitje me kanoe, lundrim me varka si dhe eksplorim i vendeve ku vetem kemba e njeriut të dërgon.

Krah bukurive që lehtësisht ti zë syri, të cilat duket sikur natyra më dashurinë më të madhe t’i ofron, qëndron edhe misteri, për të cilin duhet të përpiqesh, të largosh frikën dhe të sfidosh veten për ta zbuluar. Ky mister ofrohet nga 10 shpellat e këtij kanioni, njera ndër të cilat, shpella Vrelo është renditur në mesin e 77 vendeve më të bukura natyrore në botë në kuadër të projektit “New7Wonders of Nature”.

Në muajt e verës, në kanionin Matka, përgjatë lumit Treska, mbahet Kampionati Evropian në kajak me ujë të egër.