NGOM Fest është një festival muzikor i i cili mbahet në qytetin e bukur të Prizrenit.
Fjala "Ngom" është shkruar në dialektin gegërisht dhe do të thotë "Më dëgjo" ndërsa fjala "Fest" përfaqëson shkurtimin e fjalës "Festival". Ky Festival e ka origjinën nga një grup i të rinjve dhe krijuesve të cilët janë aktivë në jetën shoqërore të Prizrenit dhe Kosovës. Edicioni i parë i festivalit u mbajt në qershor 2011 dhe për shkak të suksesit të tij të madh, aktivistët ishin më të përkushtuar në organizimin e këtij eventi. Objektivat kryesore të këtij festivali janë promovimi i grupeve dhe artistëve të rinj, ndërtimi i një perspektive të re për festivalet muzikore në Kosovë dhe lidhja e grupeve të ndryshme etnike në Kosovë dhe në rajon.
Është festival ndërkombëtar i cili iukrijon një entuziazëm shumë të fortë për brezat e rinj.