Ksamili quhet ndryshe "Margaritari i Jonit" për shkak të bukurisë së tij.

Ksamili është i vendosur në një mjedis spektakolar, ndodhet në një gji, ka katër ishuj të vegjël përkarshi, drejt të cilëve mund të shkohet me not, ose me varka. Të mbushura me bimë dhe zogj, të gjithë ishujt ofrojnë plazhe natyrore, ngjyrë bruz, ku mund të shijoni diellin dhe detin, të shikoni zogjtë dhe të zhyteni.

Një nga plazhet më të njohura në Ksamil dhe më i pëlqyeri është Plazhi Bora Bora. Deti është shumë i bukur, me veçantinë që ishujt janë shumë afër. Plazhi është mjaft i madh dhe në anën e majtë ka një zonë të vogël plazhi pa pagesë, gjithashtu ka një skelë ku mund të merrni një varkë që ju shpie tek ishujt. Plazhi “Tre Ishujt” është gjithashtu një nga plazhet më të bukura në Ksamil dhe për këtë arsye ka më shumë njerëz. Shpesh gjatë gushtit, është e vështirë për të gjetur një vend të lirë për të bërë plazh. Këtu pamja e ishujve është edhe më e bukur dhe mund të shkohet lehtë tek ishujt duke notuar. Përveç kësaj, uji duket shumë i pastër dhe i qetë, sidomos pasditeve është gjithmonë, i bukur.