Butrinti, një qytet dhe peshkopatë e lashtë Greke e më vonë Romake, është themeluar nga fillimi i shekullit të VII p.e.s.
Sot i quajtur “Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit” ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, Shqipëri. Kufizohet nga njëra anë me Liqenin e Butrintit dhe kanalin e Vivarit, nga ana tjetër.
E veçantë e këtij parku është:
Porteti i Agripes që shpjegon shprehjen e një autori romak sipas të cilit “..Agripa i bindej vetëm njërit (Augustit), por urdhëronte gjithë të tjerët…”.
Ky portet i mermërtë, i gjetur në Butrint, është i shek I p.e.s dhe sipas studiuesve është më i realizuari krahasuar me serinë e porteteve tjera që gjenden në muzetë e Luvrit dhe të Firencës.
Po për Portën e Luanit, e cila ndodhet në këtë qytet antik a keni dëgjuar ndonjëherë?
Në këtë portë, i gdhendur është një luan tipik grek që po sulmon një dem, demi përfytyrohet të jetë i shtrirë nga sulmi i luanit.
Skulptura e luanit u ripërdor si element i derës që të fuste në qytet.
Kjo portë ka qenë me hark të tipik Helenistik, më e madhe se portat tjera. Në periudhën mesjetare një pjesë e kësaj strukture është mbuluar.
.. e shumë monumente të tjera, skulptura e bashkë me to edhe histori të ndryshme, mund t’i vizitoni e shijoni në Butrint.