Parku Kombëtar i Dajtit është 40km (25 mi) në lindje të Deti Adriatik dhe 26 km (16 mi) në lindje të Tiranës. Zona është nën juridiksionin e përbashkët midis Agjencisë Shqiptare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës (APR). Ky park tërheq shumë vizitorë dhe është një vend i përshtatshëm për piknik familjar, sporte, lojëra si dhe aktivitete të tjera interesante.
Parku i Dajtit ka një florë dhe faunë mjaft të pasur. Bimësia e dendur e bën atë një nga zonat më të gjelbëruara në vend. Parku është i njohur për pyjet e tij ku gjenden tre kate bimore: shkurret mesdhetare me dy nën katet: makjen (bimët gjithnjë të gjelbra si shqopa, mareja, etj) dhe shkozën, dushqet si dhe kati i ahut. Pylli i Dajtit konsiderohet i paprekur nga njeriu dhe si i tillë ka vlera të mëdha shkencore dhe ekologjike. Vlerat e veçanta turistike të tij lidhen me klimën e shëndetshme, ajrin e pastër, pyllin e dendur, format e relievit, peizazhet e mrekullueshme që shpalosen nga lartësitë e tij si Tirana, fusha e Erzenit të Poshtëm, Durrësi dhe deti Adriatik.