Muzeu i Traditës ndodhet në qendrën e qytetit të Sarandës, pikërisht aty ku ka punuar Naim Frashëri në vitet 1874-76.
Në këtë muze, përveç sendeve të veçanta shtëpiake dhe të kuzhinës, vizitorët mund të shikojnë veshje të krahinave dhe komuniteteve që jetojnë në zonën e Sarandës, nga ato të Çamërisë, Minoritetit grek, zonës së Delvinës dhe Bregdetit. Muzeu është ajo çka ka mbetur nga 3 muzeume të specifikuar që kanë funksionuar në qytet para vitit ’97, ai i arsimit, armëve dhe etnografisë. Specialistët sqarojnë se pas trazirave punonjësit arritën të ruajnë dhe magazinojnë vetëm objektet e ekspozuara në këtë godinë tipike dykatëshe qytetare.