DokuFest është festivali ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër.
Festivali më i madh në Kosovë, u themelua në vitin 2003, me qëllim të revitalizimit të kulturës së kinemasë në Prizren, DokuFest u rrit dhe u zgjerua në njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të filmit dhe muzikës në Europën Juglindore dhe prej vitit 2020 edhe festival kualifikues në BAFTA.
Festivali mbahet në gusht, në qytetin e Prizrenit dhe tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota.
DokuFest është i njohur edhe për netët plot gjallëri. Përvec filmave, festivali përcjellet edhe nga një numër aktivitetesh si punëtori, ekspozita e koncerte.
E gjithë atmosfera e gjallë në qytet ja shton hijeshinë festivalit duke e bërë kështu njërën ndër ngjarjet që nuk duhet humbur në këtë pjesë të botës.