Drenasi shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës, dhe ka një sipërfaqe 290 km2 apo 2.66 përqind të sipërfaqëse së territorit të Kosovës.
Gjithë kjo trevë, e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës(Blinajës). Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica.
E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Feronikelit” si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë, uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore.
Sipas regjistrimit të fundit, kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve, ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë.
Komuna është themeluar para Luftës së Dytë Botërore si njësi sociale, politike dhe administrative e veqantë. Përkundër zhvillimit ekonomik të ulët përgjatë viteve të kaluara, komuna e Drenasit ka hedhur disa hapa drejt transformimit gradualisht (ndonëse të ngadalshëm) të strukturave të saj ekonomike, bujqësore, arsimore, shëndetësore dhe industriale.
Në Drenas përveç tjerash mund të vizitoni vendet turistike si: Liqeni i Vasilevës, Guri i Plakës, Kalaja Çuka e Godancit etj.