Kalaja e Vuçakut ndodhet rreth 12km në jugperëndim të Drenasit.
E vendosur në një lartësi mbidetare prej 940m, Kështjella e Vuçakut zotëronte një pozicion të rëndësishëm gjeostrategjik duke shërbyer edhe si urëlidhëse në mes të rrafshit të Dukagjinit dhe një pjese të madhe të rrafshit të Kosovës.
E ndërtuar mbi dy kreshta shkëmbore, Kalaja njihet nga banorët vendas si Gradina e madhe dhe e Gradina e vogël.
Gjetja e artefakteve të ndryshme si: enë tryeze, amfora transporti, balsamarium etj., vetëm sa e kanë shtuar misterin dhe kurreshtjen në mesin e banorëve, edhe pse e njohur në literaturën arkeologjike që në vitet e 80-ta megjithatë vëmendjen e arkeologëve Kështjella e Vuçakut e tërhoqi vetëm në vitin 2017 ku edhe u organizuan gërmimet e para arkeologjike nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.
Gjetjet arkeologjike dëshmojnë që jeta në këtë Kala ka filluar që nga periudha e gurit(neoliti) dhe ka vazhduar edhe në periudhën e antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme.
Vlerat e shumta arkeologjike dhe historike që i posedon kjo Kala, pozita e mirë gjeografike, një trashëgimi e pasur arkeologjike dhe historike e evidentuar i bën të mendojnë arkeologët se Kështjella e Vuçakut në një përspektive afatshkurtër do të mund të shëndrrohet në një nga atraksionet më të rëndësishme turistike për zonën.