Kulla e Azem Bejtë Galicës është një monument historik dhe siç na tregon historia ajo është djegur tri herë. Më 1907 bëhet djegia e parë kur edhe vritet Bejtë Galica , babai i Azem Galicës, djegia e dytë u bë në vitin 1920, kurse djegia e tretë u bë në vitin 1924 kur tamam ishte e ndërtuar në konstruktin e një kulle në vitin 1923, pasi qe me heret ajo ishte me tepër një shtëpi e vjetër banimi e asaj kohe. Kjo kullë që shihni sot është ndërtuar pas luftës së fundit në Kosovë, më saktësisht gurëthemeli i kësaj kulle u vu në vitin 2010. Ndërtimi i sotëm i kullës është një rindërtim bazuar në tregimet e pleqëve se si ka qenë ajo në të kaluarën. Ajo ishte kullë fortesë dhe qëndrimi i përhershëm i komandantit në të.