Guri i plakës, për të cilin janë thurur shumë mite dhe legjenda është një monument natyror me karakter gjeomorfologjik i cili gjendet në fshatin Dritan - Dobroshec të komunës së Drenasit, rrëzë masivit malor të Çyçavicës.

Guri është çarë mespërmes nga një kompani franceze në vitin 1936, kur u ndërtua hekurudha Prishtinë-Pejë, e cila është e qarkullueshme tash e 80 vjet.

Gojëdhënat e fshatarëve përreth e sidomos të fshatit Gradicë e Godanc, e paraqesin rastin duke pohuar se në afërsi të Gurit të Plakës ka qenë një lagje (mahallë), një familje me dyzet anëtarë. Me pushtimin e sllavëve, në përleshje vriten 80 persona, kurse plaka me 2 nipat e saj i shpëton ngjarjes.

E moshuara të nesërmen bashkë me nipat, bagëtitë, delet dhe dhitë, afrohet te guri ku edhe strehohet. Thuhet se e moshuara ka jetuar gjithë jetën e saj në këtë gur, deri sa është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Jo rrallë trillohen mitet dhe legjendat në Kosovë. Edhe sajohen sipas trillit të njerëzve. Fat të këtillë ka patur edhe Guri i Plakës.