Monumenti i "NEWBORN" është një skulpturë tipografike që gjendet në Prishtinë. Ndodhet përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, dhe është promovuar më 17 Shkurt 2008, në të njëjtën ditë kur Kosova shpalli pavarësinë.
"NEWBORN" është krijuar nga Fisnik Ismaili dhe nga agjencia kreative Ogilvy Kosova me pjesëmarrësit e tyre (E.H, L.B, E.S, B.B, M.S). U deshën 10 ditë të krijonin Newborn-in nga ideja te produkti përfundimtar. Kur u bë promovimi të parët që vendosen nënshkrimet e tyre ishin Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci të përcjellur nga 150,000 njerëz të cilët merrnin pjesë në manifestimet e mbajtura më 17 Shkurt 2008.
Projekti deri më tani është vlerësuar me një numër çmimesh prestigjioze të dizajnit në të gjithë botën.