Me 12 Korrik është hapur Muzeu “Burgu i Idealit” që njeherësh titullohet ekspozita e përkohshme, dhe që përbën hapin e parë drejt shndërrimit të kësaj hapësire në qendër dokumentimi dhe ekspozimi të krimeve të regjimit jugosllav dhe atij serb kundër shqiptarëve.
Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg.
Ekspozita është minimaliste sepse koncepti synon t’i ofroj secilit vizitor një përvojë duke e ruajtur hapësirën e brendshme të burgut në formën origjinale.
Muzeu është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore që do të shndërrohet në njërën nga institucionet muzeale më të vizituara në Kosovë. Si kujtesë e idealit dhe qendresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur, Burgu, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë.