Festivali ReMusica është një nga shtyllat kryesore të jetës kulturore në Kosovë, me fokus të veçantë në muzikën klasike/moderne. Misioni i tij fillestar që nga viti 2002, ishte promovimi i muzikës bashkëkohore dhe përcjellja e shprehjes novatore në artin e muzikës, përmes kanaleve të tendecave të ndryshme stilistike të shekullit XX.
Festivali ka një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e artistëve dhe kulturës kosovare përmes bashkëpunimit të ngushtë me artistët e shquar ndërkombëtarë. ReMusica është e përbërë nga një ekip entuziastësh të muzikës, me prejardhje të ndryshme, nga kompozitorë dhe profesionistë të famshëm, tek njerëzit e zakonshëm.