FemArt është festivali i vetëm feminist në Ballkan me këto përmasa ndërkombëtare, qëllimi i të cilit është për të plasuar art, solidaritet, humanizëm, paqë, liri, argëtim, gëzim, empati, fuqizim. Nisur nga vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë dhe grupet e margjinalizuara në Kosovë dhe rajon në baza të përditshme, ngritja nga këto vështirësi duke u përballur dhe duke i përmbysur normat sociale që i mbajnë ndër breza, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis që nga viti 2013, organizon festivalin që synim e ka luftimin e këtyre vështirësive. Kjo nismë e bukur e artit u bë skenë për tu dëgjuar zërat e artisteve dhe aktivisteve dhe qysh në edicionin e parë mori formën e një festivali prestigjioz. Motot e festivalit ndër vite, si “Ne nuk jemi ishull’, “E patrembur”, “Ti udhëheq”, “Me Liri Kundër Marrës”, “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, etj. ishin inspirim dhe orientim i artisteve dhe aktivisteve për të shfaqur krijimet e tyre dhe për të ngritur apo luftuar çështjet që ishin aktuale për atë vit të edicionit. Çdo vit festivali bashkon mbi 200 artiste/ë dhe aktiviste/ë nga mbarë bota duke paraqitur krijime e tyre origjinale. Përveç artisteve dhe aktivisteve festivali angazhon 30 vullnetarë/e, të rinj/reja nga të gjitha komunitetet në Kosovë, në mënyrë që ta ngritë pjesëmarrjen e rinisë në çështjen e forcimit të rolit të gruas në Kosovë dhe rajon dhe ndarjen e përvojave.

FemArt ndër vite ka bashkëpunuar edhe me festivale tjera, si: Etno Fest, Hapudemia, Dam Festival, Mural Fest, DokuTech, si dhe ka qenë prezent edhe në qytetet e tjera si, Ferizaji, Mitrovica, Tirana, etj.