Gucia është qytezë në afërsi të ngushticës së Plavës e cila shtrihet në një shpat malor dhe qendër njësie administrative në Mal të Zi. Në afërsi të Gucisë gjendet edhe fshati tjetër rrënjës Shqiptar Vuthaj. Në afërsi të Gucisë ndodhet vendkalimi kufitar me Shqipërinë (Vermosh - Guci).

Bjeshkët e Gucisë shtrihen përgjatë kufirit shtetror me Shqipërinë, duke filluar nga Trojani në perendim e deri te Sjapica e madhe në lindje. Me luginat e Ropojanit e Vrujes si dhe Gërbajes e Dolit, pjesa e Gucisë që shtrihet në Bjeshket e Nëmuna mund të ndahet në tri grupime:

  • Trojani, Popadija, Vollushafakti, Talijanka;
  • Maja e Karanfilit, Maja e Podgojës, Brada e Vezirit si dhe
  • Bjeliçi e Bori.

Një resurs me shumë domethënie dhe shumë i rëndësishëm i Gucisë është ai i hidropotencialit. Rrjetin hidrologjik të zonës e përbëjnë një numër i madh i lumenjëve, përrenjëve, liqenet graciale, burimet nentoksore, liqej e lumenj nentokësorë etj, në këtë mënyrë kjo zonë hidrologjikisht klasifikohet si ndër më të pasurat në Mal të Zi. Kjo pasuri natyrore ka funksion të shumëfishtë siç janë: furnizimi me ujë të pijshëm, bujqësi, prodhim energjie, peshkim, turizëm e sport, mbajtje të ekosistemit në përgjithsi etj.

Një pasuri e jashtëzakonshme dhe llojllojshmëria e resurseve turistike, në theks ato natyrore (bjeshkët, malet, ujrat, klima, biodiversiteti etj) i bëjnë Bjeshkët e Nemuna të Gucisë me zhvillim dysezonal të turizmit bjeshkatar- veror rekreacional dhe dimror-sportiv në Mal të Zi. 

Vlerat turistike dhe resurset natyrore të bjeshkëve potencojnë zhvillimin aktiv e rekreativ turistik si kryefjalë e resurseve, që tregojn edhe qendrimet e gjata dhe më të koncentruara të turistëve.