Në mesin e atraksioneve turistike në Kosovë, është edhe liqeni i bukur i Radoniqit. Ai bën pjesë në grupin e liqeneve artificiale, ku është krijuar në vitet ’80-ta.
Liqeni mori emrin e fshatit i cili u përmbys për krijimin e tij. Radoniqi luan një rol të madh në furnizimin me ujë të pijshëm të rreth 214.000 banorëve të qyteteve të Gjakovës dhe Rahovecit si dhe fshatrave përreth.
Për herë të parë liqeni i Radoniqit ka filluar të mbushet me ujë në Mars të vitit 1983, dhe furnizuesi kryesor i liqenit është lumëbardhi i Deçanit dhe lumi Përrua i Ratishës.
Me një sipërfaqe prej 5.62 kilometra katrorë dhe një vëllim prej 113 milion metra kub, është liqeni i dytë më i madh në Kosovë.