“To find yourself, think for yourself.” Socrates
Takimi me natyrën na jep mundësin që të takojm veten tonë! Njohja për së afërmi me natyrën, atë të bukurën, të pa prekshmen - atë të cilën nuk do arrinte një artist të pikturonte, të hap horizontin e mendimeve në një dimension shumë më të gjanë nga ajo cfarë na serviret në rutinën ditore.
Njëra nga bukuritë e rralla natyrore në Bjeshkët e Nemuna, është ajo e Majës së Gjeravicës me lartësi mbidetare 2,656m.
Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë.
Pamjet të cilat të ofrohen përgjatë rrugëtimit drejt Gjeravicës të marrin me vete që nga fillimi, vargmalet, pishat e dendura dhe ujëvarat janë ato qe i japin ngjyrë kësaj zone turistike.
Gropat e Erenikut të mbushura me ujë, pamja piktorese e rrethuar nga të katër anët me vargmale dhe ujëvara nga ku dhe mund të shihet Maja e Gjeravicës.
Rreth saj mund të shihen disa nga stanet (bujtinat) të asaj zone ku dhe akomodohen shumë turist vendor dhe të huaj.
Në këtë zonë është lehtë e qasshme takimi me operatorë tursitikë të vendit dhe të rrethinës, të cilet janë profesionist të shtigjeve dhe shumë mirë të informuar për ato zona malore.
Ngjitja ne Majën e Gjeravicës mund të bëhet nga disa anë te kësaj zone, shtigje këto të shënjezuara mirë, që e lehtësojn ngjitjen për vizitorët.
Pamja nga larg që të ofrohet për Majën e Gjeravicës të jep ndjesinë që është e “paarritshme”, duke ju ofruar sa më afër rritet adrenalina brenda vetës që dëshiron të arrish sa më shpejt. Përgjatë shtegut takon Majën e vogël të Gjeravicës nga ku dhe fillon ngjitja e fundit për tek maja e madhe e Gjeravicës.
Takimi me Majën e Gjeravicës është përjetim në vete, të duhet kohë që të ngopesh me pamjet që të ofrohen. Nga aty përveq vargmalet tjera të cilat e rrethojn si: Maja e Shkelzenit, Rrasa e Zogut, Maja Jezërces, etj., mund te shihet Liqeni i Gjeravicës dhe Liqeni i Zemrës (forma nga dhe ka marr emrin ky liqen).
Gjatë shtegut të lëshimit, do të takoheni me Liqenin e Gjeravicës, ku thuhet që shumë banorë të zonave përreth i kanë sjellur bagëtit për të pirë ujë.
Liqeni i Gjeravicës i rrethuar me vargmale dhe ujëvara, përmbi Majen e Gjeravicës ishte ende i mbuluar me akull dhe borë, diversitet ky që e bënte me të veqant nga pjesët tjera te gjelbëruara që e përqafonin këtë liqen.
Përgjatë gjithë ecjës në shtigje të kësaj zone turistike, përveq asaj qe mushkërit mbushen me ajërin dhe ndjësin e pastër që të ofron ky vend, do të takoni banorë të asaj zone që i cilëson mikëpritja dhe entuziazmi për të shpalosur shumë histori të zonës.
Rrugëtimi në Gjeravicë përfundon me ushqimin e shijshem tradicional të vendit, dhe më se të meritur pas ngjitjes tek Maja e Gjeravicës.
Në kthimi mund të vizitoni kulla dhe monumente historike të cilat gjinden në Junik, Deçan dhe Gjakovë.
Përjetoni Bjeshkët e Nemuna dhe njihuni me bukuritë e rralla natyrore dhe turistike të Kosovës.