Prishtina është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kosovës. Ka një popullësi totale prej mbi 200,000 banorë (sipas ASK, 2019).
Prishtina gjendet në pjesën veriperëndimore me një lartësi mbidetare 652m. Ashtu si dikur Ulpiana, ka pozitë të përshtatshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimet parësore kontinentale. Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra.
Zona e Prishtinës ka një histori të gjatë, në afërsi të saj janë gjetur zbulime arkeologjike të cilat datojnë që nga epokat e hershme neolitike. Është qendër administrative, ekonomike dhe kulturore e Kosovës.
Prishtina është destinacioni i parë turistik në Kosovë pasi ka shumë monumente kulturore dhe vende turistike te cilat pelqehen të vizitohen nga turistë të shumtë.