Parku Nacional i Gërmisë është pjesë e Maleve të Rodopit, të cilat shtrihen nga Mali i Zi i Shkupit deri në malet Kopaonik. Pika e saj më e lartë, Maja e Butos është 1050 metra mbi nivelin e detit dhe më e ulta 663 metra mbi nivelin e detit. Në vitin 1987, kompleksi "Germia" u mor nën mbrojtje nga Asambleja Komunale e Prishtinës në kategorinë e Parkut Rajonal të Natyrës dhe tani menaxhohet nga ndërmarrja publike "Hortikultura".
Relievi i Germise përbëhet prej kodrave me lartësi dhe pjerrtësi të ndryshme të ndara mes tyre me hapësira të luginave të përroskave dhe lumenjve. Për shkak të pozitës së mire gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve klimatike masivi malor i Gërmisë është mjaftë i pasur si në pikëpamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Kto vlera të Gërmisë tërheqin vëmendjen që një numër i madh i banorëve të kryeqytetit dhe rrethinës të kalojnë një pjesë të ditës ose edhe fundjavën në të. Në kuadër të territorit të mbrojtur gjendet edhe zona për rekreacion dhe pushim e cila fillon prej pishinës e më tutje në brendi të Gërmisë duke përfshirë livadhet, ish-pushimoren e fëmijëve, terrenet sportive, ish-hotelin e Gërmisë etj.