Kalaja e Ulqinit është një tërësi urbanistike dhe arkitektonike ndër më të vjetrat në Adriatik. Është ndërtuar mbi një siujdhesë të vogël në bregdetit e Adriatikut.
Sot e banuar kryesisht nga shqiptarë, gjurmët e ndertimit të Kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane. Kalaja është restauruar shumë herë që kur u ndërtua për herë të parë edhe pse ndryshime të mëdha u bënë nga Bizantinët, Serbët, Venecianët dhe Osmanët.
Pjesët më të vjetra të mbetura nga bedemet e kalasë datojnë që nga koha ilire. Në shekullin e Vl-të në Kala hapen dy porta: një në pjesën e poshtme, nga deti dhe tjetra nga toka, në pjesën e sipërme.
Vendet më të vizituar në Kala nga turistët janë: Kulla e Balshajve, Tregu i Robërve, Pallati, Oborri mbretërorë dhe Kisha-Xhami e Ulqinit. Gjatë sezonit veror në hapësirën e Tregut të Robërve mbahet Skena Verore, një eveniment kulturoro-artistik.