Pylli i arinjve ndodhet afër liqenit të Badocit, Prishtinë.
Arinjtë të cilët kanë qenë të shpërndarë nëpër territorin e Kosovës, për vite të tëra tashmë kanë një strehim, e ky është Pylli i arinjve.
Ky pyll ka gjithsej 19 arinj, e një ndër ta është Naja, e cila ka lindur në vitin 2007 në Rugovë. Naja ishte e kequshqyer me ushqime të restoranteve që nuk ishin të përshtatshme për organizmin e saj. Tani ajo merr ushqim adekuat të arinjve, ndërsa ndër ushqimet e saj të preferuara janë qershitë.
Gjina, një tjetër ari ka ardhur nga Bulqiza e Shqipërisë. Ajo kishte lindur në vitin 2019 dhe sot është pjesë e pyllit të arinjve në Prishtinë.
Mali, Ero, Mira, Ema, Oska, Kasandra dhe Roni janë ndër arinjtë tjerë që jetojnë në këtë pyll.
Karakteristikë e këtyre arinjve është që gjatë stinës së dimrit ata nuk ushqehen dhe bien në peshë, deri në daljen e pranverës. Arinjtë jetojnë deri në moshën 30-35 vjet, ndërsa në strehimore edhe më gjatë për shkak të kujdesit që bëhet ndaj tyre.
Një ditë pushimi do ishte e përshtatshme për ta vizituar këtë pyll.