Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike në aspektin hapësinor shtrihet në qendër të qytetit të Prizrenit dhe ka vlerë të veçantë kulturore, historike, arsimore, shoqërore dhe ambientale. Ky Kompleks ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit - Bistrica, Kompleksit të Marashit (Mësonjëtorja - Dersëhanja), Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit. Në kuadër të Kompleksit ndodhen Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Mehmet Pashës, Tyrbja si dhe objektet e banimit.
Në këtë Kompleks është mbajtur Lidhja e Prizrenit - një organizim politik i vilajeteve shqiptare me 10 qershor, 1878 e qe si qellim kishte mbrojtjen e territoreve shqiptare nga aneksimi i shteteve fqinjëve dhe bashkimin e shqiptarëve në një vilajet autonom.