Liqeni artificial i Ujmanit shtrihet në veriperendim të Kosovës dhe është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Penda “Ujmani” paraqet një prej pendëve më të mëdha në Evropë, është e gjatë 460 metra dhe e lartë 107 metra. Nën pendë gjendet hidrocentrali me dy turbina dhe liqeni për kompensim prej nga fillon sistemi i kanaleve të ujësjellësve. Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh.
Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.