Artana (Novobërda) është një ndër vendbanimet më të hershme në rrethinat e Prishtinës. Kalaja e Artanës ndodhet në largesi prej afërsisht 30km nga Prishtina, rrugës për në Gjilan. Kalaja e Artanës si një vendabanim shumë të lashtë dëshmojnë edhe punimet arkeologjike që janë bërë në këtë kala të cilët dëshmojnë që në rrethinat e kalasë janë nxjerrë minerale të ndryshme të arit dhe argjentit. Një tjetër dëshmi si vendbanim i vjetër është edhe thenja e shkrimtarit dhe historianit Straboni (63-20) në veprën e tij “Geographica”, në të cilën shkruan për vendbanimin Scupi (Shkupit), Naissusit (Nishit) dhe përmend edhe vendbanimin e Artanës.