Liqeni artificial i Batllavës i ndërtuar në vitet e 70-ta gjendet në fshatin Batllavë, komuna e Podujevës. Funksioni i këtij liqeni është furnizimi me ujë të pijshëm Prishtinën dhe Podujevën dhe është ujësjellësi kryesor i Kosovës.
Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Në këtë liqe është një central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit). Uji më i mirë është nga mesi. Uji nga centrali, pastaj shkon në fabriken që është në një mal aty afër. Atë e ruan KFOR-i. Aty uji futet për pastrim, klorifikim dhe pastaj shpërndahet nëpër dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të,) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë. Në një vit ujësjellësi nga Liqeni nxjerr 34 milion tonë ujë.
Batllava ka sipërfaqe 3,29 km² dhe sot shfrytëzohet për pushime verore, freskim, peshkim, relaksim në restorante të ndryshme etj. Liqeni i Batllavës padyshim se është një nga atraksionet turistike më të frekuentuara në Kosovë.