Për nder të jetës dhe veprimtarisë së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, përvec shtatoreve dhe pllakave përkujtimore, u ndërtua edhe Kompleksi memorial “Zahir Pajaziti” në fshatin e tij të lindjes në Orllan, Podujevë (Besianë). Ky kompleks memorial u ndërtua nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe tani është nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe hero-dëshmor i luftës çlirimtare të Kosovës. Krahas Kompleksit memorial në vendin e tij të lindjes, në Prishtinë gjendet edhe shtatorja e Zahir Pajazitit e cila njeherish është edhe shtatorja e parë e vendosur në kryeqytet (në Sheshin e emertuar sipas heroit) ne vitin 2,000 e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999.
Shtatorja e Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.